“Bëni diçka për Shqipërinë”, Kisha thirrje politikës: Mos punoni për të mirën personale e partinë

Pas 3 dekadash, thirrjet për politikën shqiptare mbeten thuajse të njëjta, lënia mënjanë e interesave personale e partiake, në të mirën e përbashkët të vendit. Në 30 vjetorin e meshës së parë që riktheu lirinë e besimit, arqipeshkvi i Shkodrës Angela Massafra u kërkoi drejtuesve të politikës ti japin një hov të ri vendit.

Në 30 vjetorin e meshës së parë që riktheu lirinë e besimit në Shqipëri dhe në 4 vjetorin e lumturimit të 38 martirëve të kishës katolike, një thirrje e fortë shkoi për politikën që afrimi fushatës për zgjedhjet e 25 prillit e ka përfshirë në debate dhe akuza.

"Politikanë të dashur dhe të nderuar ju lus në emër të kësaj dite që të mos kërkoni të mirën personale apo të partisë por të mirën për popullin tonë. Sot, këtu dhe tani kemi në dorë fatet e jetës sonë, të kombit dhe kishës sonë."

Ndërsa besimtarëve arqipeshkvi i Shkodres Angelo Massafra u kërkoi të tregohen të kujdesshëm e të mos bëhen vegla në duart e atyre që duan të eklipsojnë Zotin.

Ai përmendi një sërë faktorësh negativ që po godasin shoqëritë tona.

"Mos lejoni kurrë të bëheni vegla në duart e atyre që sot po luftojnë për eklipsin e Zotit, ja pse sot po shohim rritje të vrasjeve, vetëvrasjeve, të përdorimit të drogës, të vjedhjeve dhe përdhunimeve."

Pas meshës së shenjtë në katedralen e Shkodres me pjesmarrjen e ipeshkvinjve shqiptarë, u organizua proçesioni drejt varrezave të Rrmajit, aty ku në 4 nëntor .