Muça: Borxhi gjatë pandemisë u rrit 13%, riskohet të mos shlyhet dhe të mos kemi investime

Për Klodian Muçën ekspert ekonomie, në një intervistë për Ora News, parashikimi i ministrisë së Financave është i vështirë për tu realizuar duke pasur parasysh pandeminë.

Ai tha se ai shtroi pyetjen se çfarë do të ndodhë në vendin tonë nëse pandemia do të rëndohet?

Muça: Shumë e vështirë ajo që ka parashikuar ministria e Financave në lidhje me buxhetin, pasi situata me pandeminë po përkeqësohet. Po ashtu edhe parashikimi për të ardhurat fiskale është shumë optimiste pasi nuk është arritur asnjëherë në këto shifra. Pandemia nuk do të zgjidhet brenda këtij vitit, shtuar këtu që vendi ynë vuan nga burokracia.

Investimet në infrastrukturë janë të rëndësishëm, por nuk gjenerojnë punësim mjaftueshëm. Në një situatë të tillë nuk duhet fokusuar energjia në këtë investime, sepse nuk ka rritje. Çfarë do të ndodhë në vendin tonë nëse pandemia do të rëndohet?

Muça shtoi se parashikohej që të ulej borxhi në 60%, por këtë vit do ta mbyllet me një borxh prej 83%, ose mbi 90% nëse llogariten edhe koncesionet.

Muça: Ne kemi rrezik borxhin publik sepse gjatë pandemisë ky borxh u rrit me 13%. Ne parashikonim që të ulnin borxhin në 60%, por këtë vit do ta mbyllim me një borxh prej 83%. Duke marrë në konsideratë gjithë koncesionet që kemi, i bie që borxhi të shkojë mbi 90%. Çfarë do të ndodhë nëse ky buxhet nuk shlyhet?

Borxhi publik është rritur kaq shumë ndër vite dhe e bën të vështirë situatën në Shqipëri dhe mos kthimit të tij. Do të rriten më tepër interesat për borxhet e ardhshme. Po rritet kaq shumë interesat për pagesat e borxhit sa na rrezikohen investimet sepse duhen shlyer borxhet. Pjesa e dërrmuese e borxhit që do të marrim do të shkojë për koncesione dhe për pagesa borxhesh.