Kryemadhi: Rindërtimi, gënjeshtra e rradhës e qeverisë në dëm të qytetarëve

“Rindërtimi është gënjeshtra e radhës e qeverisë në dëm të qytetarëve”.

Kështu shprehet kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ishte sot në Durrës për tu takuar edhe me banorë të prekur nga tërmeti I 26 nëntorit 2019.

Sipas Kryemadhit, 120 familje në lagjen numër 12 në Durrës presin të rifuten në shtëpi, por shteti nuk ka kryer asnjë punim.

Monika Kryemadhi: Rindërtimi është gënjeshtra e radhës e qeverisë në dëm të qytetarëve. 120 familje në lagjen numër 12 në Durrës presin të rifuten në shtëpi, por shteti nuk ka kryer asnjë punim.

Një vit pas tërmetit, qytetarët janë lënë pa përkujdesje, pa strehë të sigurt. Edhe bonusi i qirasë mund t'i ndërpritet nga dita në ditë.

Ndërsa qeveria pas zgjedhjeve do të garantojë sa më parë strehim të përhershëm të qytetarëve.

Nxis të gjithë ata, që presin nga projekti i rindërtimit të kërkojnë nga institucionet publike garanci 'e zeza mbi të bardhë', për atë që iu është premtuar për pronën e tyre të dëmtuar nga tërmeti. Jemi të angazhuar për t'i dhënë fund padrejtësive dhe ta bëjmë 'Shqipërinë Shtëpinë e Shqiptarëve'