“Lojë e rrezikshme dhe e turpshme”, Demaliaj: Ja pse Trump do i çojë zgjedhjet në Gjykatën e Lartë
Analisti shqiptar, që jeton dhe punon në SHBA, Ilir Demaliaj, shumë aktivë edhe gjatrë zgjedhjeve presidenciale atje, e quan të turpshmën dhe të rrezikshëm vendimin e presidentit aktual Donald Trump për të çuar në Gjykjatën Supreme procesin zgjedhor që nuk është mbyllur ende.
Sipas Demaliajt, 3 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë Judge Roberts, Judge Kavanaugh dhe Judge Barrett kanë qenë Avokat të republikanëve në Bush-Al Gore në 2000 ku Bush doli President me 300 vota, ndaj dhe shton ai, Trump nxitoi pak javë më parë të emëronte Barrett.
Ja çfarë shkruan Demaliaj në Facebook:
Lojë e rrezikshme dhe e turpeshme
Tre gjyqtarë të Supreme Court Judge Roberts, Judge Kavanaugh dhe Judge Barrett kanë qenë Avokat të republikanëve në Bush-Al Gore në 2000 ku Bush doli President me 300 vota. Kjo është arsyeja që Trump do ta dergoj çeshtjen ne Supreme Court dhe kjo është arsyeja që nxitoj të emërojë Barrett
Kjo që po bën Presidenti Trump me votimet, ku njëherê kerkon të ndalohen votat! Njëherë mos të numërohen votat! Njëherë të ndalohet numërimi votave! Del dhe shpall fitore kur nuk ishte numëruar as gjysma e votave është e rrezikshme dhe e tupshme.
Trump nuk ka kuptuar dhe nuk mund ta kuptoj se Amerika nuk është biznes personal i tij që mund ta çojë bankrupt si ka çuar bizneset e tij dhe ti marrë me lawsuit.