Për herë të parë, një burg i veçantë për të moshuarit

Shqipëria ka nisur për herë të parë ndërtimin e nje institucioni ku do të akomodohen të burgosurit në moshën mbi 60 vjeç. Ky burg i ri do të ndërtohet në Pojskë të Pogradecit dhe përfundon në vitin 2021. Stafi që do të shërbejë aty përbëhet nga rreth 90 persona.

Shqipëria ndërton për herë të parë një burg për të moshuarit. Rreth 110 të dënuar të moshës mbi 60 vjeç do të akomodohen në një burg të sigurisë së ulët që do të ndërtohet enkas për këtë shtresë.

Ministria e Drejtësisë njoftoi se Qeveria shqiptare ka nisur ndërtimin e burgun e të moshuarve në Pojskë të Pogradecit.

Projekti ka filluar në vitin 2020 me një fond prej 58 milion lekë dhe është planifikuar për tu realizuar për dy vite 2020-2021 me vlerë të plote të projektit gjithsej 200 milion lekë.

Në këtë burg janë parashikuar të akomodohen dënuar të moshës së tretë, të cilët janë akuzuar kryesisht për vepra të lehta dhe janë të shperndarë ne institucione te ndryshme.

Ndërkohë për të shërbyer në institucionin e ri është parashikuar edhe nje staf me 90 persona si stafi mjekësor, administrativ dhe policor.

Nga statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në sistemin e penitenciar ndodhen grup-mosha ndërmjet 60 vjeç deri në 70 vjeç që përbën rreth 3% të popullatës së burgjeve dhe grup-mosha ndërmjet 70 vjeç dhe 80 vjeç përbën rreth 0.5% të kësaj popullate.

Shpesh herë kjo kategori është eshte braktisur edhe nga familjarët dhe në shumë rastë për shkak dhe të sëmundjeve të ndryshme janë dërguar në spitalin e burgjeve.