Olsian Çela kërkoi hetimin, prokurori Kokona hidhet në sulm: Metoda mafioze dhe shantazhuese

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i ka kërkuar ILD të nisë hetimin disiplinor ndaj përfaqësuesit të akuzës në Pogradec Shkëlqim Kokona.

Vendim ky që ka ardhur pas dyshimeve për shkelje të etikës.

Por për mediat Shkëlqim Kokona hedh një sërë akuzash ndaj ish- drejtuesve të prokurorisë, ish-presidentit dhe madje avokatëve.

"E gjitha është ofertë kriminale e prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme që ka përgatitur materialin dhe venusit të Sigurimit të Shtetiot dhe aktualisht anëtar i KLP, dhe avokatit mikut tim Sanxhaku".

Nuk kanë munguar as akuzat për ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit

" Jam i shqetësuar vetëm për faktin se është manipuluar Prokurori i Përgjithshëm i Republikës. Artur Metanit i them tregohu ekzigjent, mos më fal absolutisht, është nder për mua të nxjerr të vërtetën , por jo me këto metoda mafioze, shantazhuese".

Tashmë do të jetë ILD që do të zbardhë detajet e dosjes për të marrë më pas dhe vendim për Shkëlqim Kokonën.