"Duam dije jo pallavra pandemie!" Protestat e studentëve nuk do ndalen

Dita e parë e mësimit në universitete nisi me bojkot dhe protestë të studentëve të cilët akuzojnë qeverinë  se nuk mori  masat në kohën e duhur por i futi studentët në një situatë kaotike.

  Marash Logu i ”Qendresa Qytetare” i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini tha se protestat do të vazhdojnë.

  Marash Logu :“Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë e ka ditur që në shtator do të kishte një shtim të rasteve që më 29 shtator. Nuk mund të ndodhte që të dilej në një vendim papritur për mësimin online. Studentët kanë paguar qeranë për tre muaj. Ata duhej të ishin orientuar më përpara dhe jo të gjendeshin në këtë situatë kaotike”

Por cfarë kërkojnë studentët?

Marash Logu: Studentët kërkojnë minimalisht seminaret të bëhen me prezencë fizike. Në të gjitha rastet kur është e mundur leksione  apo mësimet të zhvillohen në prezencë fizike sigurisht duke respektuar distancën fizike aty ku është e mundur.

Studentët kërkojnë edhe më fort plotësimin e kërkesës për përgjysmimin e tarifës së studimeve.

Një kërkesë e tillë bëhet më e fortë pikërisht në këto kohë kur shumë familje janë rënduar ekonomikisht edhe për shkak të pandemisë. “Nesër do ketë protestë sërish. Ne kemi ftuar dhe studentët nga e gjithë Shqipëria. Do të ketë protesta të vazhdueshme deri kur ministritë të marrin masat” tha Marash Logu i Qendrës Qytetare për Ora News.

Mes pankartave të protestuesve sot tek Ministria e Arsimit ishte dhe ajo ku shkruhej: Duam kushte duam dije, jo pallavra pandemie!"