Rruga që vret këmbësorët, lapidarët “zëvendësojnë” sinjalistikën në Unazën e Elbasanit

Mungesa e sinjalistikës, mbi ose nënkalimeve përgjatë unazës së Elbasanit e ka kthyer atë në rrugën që vret këmbësorët. Lapidarët janë paralajmërimi për banorët e zonave periferike dhe tregues i neglizhencës së institucioneve.

Lulet ende të freskëta përgjatë Unazës jugore të Elbasanit dëshmojnë për njerëzit që nuk e kaluan dot rrugën në këtë mënyrë.

Lapidarët janë një paralajmërim i frikshëm për rrezikun dhe një këmbanë alarmi për institucionet.

Nga ky nënkalim dalin banorët e lagjes Çlirim.

Në mungesë të vijave të bardha, apo mbikalimit që do ti nxirrte në anën tjetër ata mbeten direkt në rrugë.

Fëmijë e të rritur aty duhet të bëjnë mirë llogaritë dhe ta presin rrugën mes për mes.

"Shumë frikë."

Por ndërsa banorët thonë se  “loja ekstreme” me jetën është e detyruar, autoritetet kanë mbyllur sytë.

"Normale që kemi frikë, po çfarë të bëjmë, do kalojmë."

Ndërhyrja aty thonë se është e nevojshme, por ka mbetur peng i ndarjes së kompetencave mes Bashkisë e ARRSH-së.

"Shumë e vështirë, duhet bërë ndonjë gjë këtu."

"Këtu mungon tuneli për të dalë nga njëra anë, në anën tjetër."

Nga të dhënat më të fundit rezulton se në këtë aks kanë humbur jetën rreth 15 persona në dy vitet e fundit,  ndërsa banorët jashtë unazës së Elbasanin pyesin: Edhe sa duhet të humbin jetën që aty të ndërhyhet?