Ku shkoi autonomia e Universiteteve? Stefa: Në Shqipëri, qeveria vendos edhe kur do të marrësh frymë
Në bazë të ligjit të arsimit të lartë, universitetet janë autonome në vendimmarrjen e tyre.
Por në rastin e pandemisë, duket se autonomia ra poshtë, dhe qeveria vendosi për mënyrën sesi ato do të zhvillojnë mësimin.
Ardi Stefa, ekspert arsimi, e ka një shpjegim për këtë situatë.
Stefa: Në Shqipëri qeveria vendos për gjithçka, qeveria vendos se kur do të marrësh frymë, ku do të dalësh, kur do të infektohesh dhe kur jo, kur do ta bësh mësimin në distancë dhe kur jo, kur do ta marrësh ndihmën dhe kur jo.Në Shqipëri vendos gjithçka, nuk ka një Komitet Ekspertësh. Ka 6 muaj që kur ka filluar kjo flamë që kërkojmë që të paktën arsimi të mos shkatërrohet sepse difektet e sotme do të japin pasoja katastrofike në dekadën e ardhshme.
Si për të mbështetur argumentin e tij, në një intervistë për Ora News, ai parashtroi edhe këtë sfidë.
Stefa: Le të guxojë një një Universitet që në autonominë që ka sipas ligjit, që nuk zbatohet, të bëjë me kokën e tij dhe të shikoni që brenda 24 minutash do ti hiqet licenca dhe do të pushojë së funksionuari.
Komiteti Teknik i Ekspertëve, që drejtohet nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, ka parashikuar që të paktën për muajin nëntor mësimi për studentët do të zhvillohet online.
Intervista në studio me gazetaren Siklajda Shorja, përgatiti për online Besjana Kuçana