"U prehsh në paqe ba", ndërron jetë babai i Ministres së Shëndetësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2020, 20:59
Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme babai i Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Lajmin e ka bërë të ditur kjo e fundit me anë të një postimi në facebook, ku shkruan: "U prehsh në paqe ba".
Mësohet se ai ishte i sëmurë rëndë dhe luftonte me vdekjen prej disa ditësh.