Presidenti Meta pozon me fëmijët dhe lëshon mesazhin e rradhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2020, 18:15
Presidenti I Republikës Ilir Meta zgjedh një foto me disa fëmijë për të dhënë mesazhin e tij të rradhës.
Sipas kreut të shtetit, fëmijët janë trashëgimia që na kanë lënë të parët tanë.
“Fëmijët i duam për veten tonë dhe Atdheun që na lanë trashëgim të parët me shumë gjak dhe sakrifica”, shkruan Meta në postimin e tij në Instagram.

Më herët, presidenti reagoi pas “Jo”-së së Holandës për çeljen e negociatave për Shqipërinë duke u shprehur se, tashmë zgjedhjet e 25 prillit janë një referendum ku shqiptarët do të zgjedhin mes Europës dhe gropës.