Mesazhi? 36 vjeçarit i hedhin tritol në oborrin e banesës në Durrës

Një sasi e vogël lënde plasëse i është hedhur në oborrin e banesës së një 36 vjeçari në lagjen nr 14 të Durrësit. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30 të mbrëmjes së sotme, 2 nëntor, informon policia e këtij qyteti.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe as dëme material.

"Më datë 02.11.2020, rreth orës 21:30, në lagjen nr.14, Durrës, në rrethimin e oborrit të shtëpisë së shtetasit S. H., 36 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, nga e cila nuk ka as të lënduar dhe as dëme materiale" informon policia e Durresit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkruar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.