Zhulali: Lajm i keq "jo"-ja e Holandës, nëse shkëputemi nga Maqedonia do të humbim shumë kohë
E ftuar në Ora News, këshilltarja e integrimit në presidencë Ilda Zhulali u shpreh se "jo"-ja për hapjen e negociata nga Holanda është një lajm i keq, por i pritshëm.
Ajo shtoi se që nga vjeshta e vitit të kaluar kur Bundestagu vendosi 9 kushte, që kanë të bëjnë me cështje thelbësore të ndërtimit të shtetit.
Ilda Zhulali: Ky është një lajm i keq nga Holanda, por nuk ishte një surprizë në vendin tonë një gjë e tillë. Që nga vjeshta e vitit të kaluar kur Bundestagu vendosi 9 kushte, që kanë të bëjnë me çështje thelbësore të ndërtimit të shtetit. Kushtin e zgjedhjeve nuk e ka vendosur Holanda, por Bundestagu gjerman pasi në 30 qershor u mbajtën zgjedhjet monopartiake. Për këto zgjedhje pritet një vendim nga Gjykata Kushtetuese nëse ishin të ligjshme apo jo.
Na është premtuar se Gjykata Kushtetuese do të ngrihet deri në dhjetor, por kjo nuk mund të ndodhë. Ajo që mund të bëjnë qytetarët dhe institucionet është që t'u drejtohen institucioneve ndërkombëtare. Presidenti mendoi se mazhoranca do ta priste opinionin e Komisionit te Venecias për kodin zgjedhor. Nga qershori deri tani nuk ka asnjë dakordësi dhe asnjë zhvillim tashmë.
Zhulali theksoi se vendi ynë ndodhet në një moment kritik, duke qenë se jemi bashkuar me Maqedoninë dhe nëse shkëputemi, do na duhet shumë kohë për të kapur këtë moment ku jemi tani.
Ilda Zhulali: Kjo është mungesë vullneti nga mazhoranca. Një vend që kryeson OSBE-në, pavarësisht ndërmjetësimit të huaj, nuk e respekton investimin që bëjnë ndërkombëtarët në vendin tonë. Nuk ka asnjë institucion ndërkombëtar që mund t'i imponohet Shqipërisë, por ata këshillojnë. Sigurisht ekzistojnë vendime si ai për integrimit, por çdo gjë varet nga palët në vendin tonë. Ky vullnet këtu mungon, në një moment kritik, duke qenë se jemi bashkuar me Maqedoninë dhe nëse shkëputemi, do na duhet shumë kohë për të kapur këtë moment ku jemi tani.