Basha me pedagogët: Universitetet, teknologji të pamjaftueshme për mësim online

Pas takimit mesditën e sotme me studentët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar një bashkëbisedim me pedagogë, në një ditë e cila duhet të shëpnonte fillimin e vitit të ri akademik por që I gjen studentët jashtë auditorëve.

Basha, në fjalën e tij, është shprehur se teknologjia dhe kapacitetet e universiteteve e pamjaftueshme për të zhvilluar një proces dinjitoz online.

“Teknologjia dhe kapacitetet e universiteteve e pamjaftueshme për të zhvilluar një proces dinjitoz online. Mirëpres propozimet tuaja për të përballuar këtë kalim të beftë tek mësimi online”, tha kryedemokrati.

Ndërkohë nga ana e tyre petagogët janë shprehur se kjo ishte një vendimmarrje e befasishme dhe nuk u parapri me përgatitjet minimale për mësimdhënien online.

Sipas pedagogëve, qeveria nuk u ka dhënë asnjë ndihmë as financiare as logjistike për zhvillimin e mësimit online.