Rama ua pret shkurt naftëtarëve: Pa u ndalur greva nuk do të nisë asnjë bashkëbisedim!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2020, 18:08
Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Rama ka shprehur keqardhjen e tij lidhur me refuzimin e ndërprerjes së grevës së urisë nga naftëtarët e Ballshit.
Rama shton se pa u ndalur greva nuk mund të nisë bashkëbisedimi dhe se është e gabuar faturimi i kusureve të një kompanie private qeverisë.
Rama: Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh, sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim! Ideja se duke u futur në grevë mund t'i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t'u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht.