Bllokohen 1 milionë paketa cigare me origjinë nga India, do hidheshin në tregun shqiptar
Më shumë se 1 miliona paketa cigare jane sekuestruar në Portin e Durrësit.
Drejtori i Doganave, Gent Gazheli tha ngarkesë prej 1.050.000 paketa cigare me origjinë nga India nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e mijëra eurove.
Sot në një deklaratë për median Gazheli tha: “E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pullë fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër. Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e paketave të duhanit të sekuestruar në të dy kontenieret, sipas të dhënave të disponueshme, mbi të cilat janë llogaritur detyrimet doganore, kap shifrën e 168 mijë euro. (Ndërsa detyrimi doganor që duhej të paguhej kap shifrën 164 milion lekë)”
Rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal.