I merr flakë banesa me qira te Liqeni i Thatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2020, 15:54
Një banesë ka marrë flakë tek Liqeni i Thatë, në Tiranë.
Policia bën me dije se nga ky zjarr janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ishte rrezik për banorët.
“Rreth orës 14:45, tek Liqeni i Thatë, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasja M.Xh” informon policia e Tiranës.
Shërbimet e zjarrfikëses shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.