Banorët e Sharrës: Na kanë marrë tokat dhe ujin për ndërtimin e landfillit
Në Sharrë, për ndërtimin e landifillit të Tiranës banorëve u janë marrë tokat e tyre.
Gazetari i Ora News Elio Laze ka ndjekur nga afër situatën e këtyre banorëve, të cilët ankohen për dëmshpërblime.
Ata shprehen se janë pronarë të rregullt të tokës dhe certifikatë pronësie prej disa vitesh.
Ndërkohë, deri më tani nuk kanë marrë asnjë lloj dëmshpërblimi lidhur me tokat e tyre.
"Ne nuk na kanë ardhur askush. Unë jam pronar i tokës rreth 6000 m2. Jemi banorë të vjetër. Kërkoj në bashki dhe nuk përfillem fare nga shteti. Më kanë marrë edhe tokën e gjyshit. Ndërkohë aty po punohet në tokën time."
"Ka persona që edhe kanë më shumë tokë. Unë kam 7000 m2 që ma kanë marrë. Problemi është se na kanë sjellë një faturë, por këta erdhën edhe për të na marrë edhe shtëpia, por na lanë se jemi të urtë."
"Mua më kanë marrë 4000 m2, tokë e babës."
"Kur kanë rrethuar tokën dolëm ne, por na arrestuan, na cuan në komisariat. Kemi tre vite që po e vujmë këtë problem, me të cilin nuk po gjejmë dot zgjidhje. Unë kam aplikime pa fund. Ne na kanë marrë edhe puset e ujit të pijshëm."
