Meta merr pjesë në "Mëngjesin e Lutjeve" në Jeruzalem: Krenar për shqiptarët që mbrojtën hebrejtë
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme në takimin tradicional të "Mëngjesit të Lutjeve" në Jeruzalem.
Lajmin e jep vetë kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas Metës, gjatë kësaj video-konference, ka shprehur krenarinë për kombin shqiptar, i cili gjatë Luftës së Dytë Botëtore mikpriti dhe mbrojti francezët.
"I nderuar të merrja pjesë sot, nëpërmjet një video-konference, në takimin tradicional të “Mëngjesit të Lutjeve” të Jeruzalemit, të organizuar nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin, me pjesëmarrjen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo dhe personaliteteve të larta shtetërore e politike nga mbarë bota.
Shpreha krenarinë për kombin shqiptar që në periudhën më të errët të njerëzimit, Luftën e Dytë Botërore, mikëpriti dhe mbrojti hebrenjtë, duke mos dorëzuar asnjë prej tyre, si edhe për harmoninë tonë ndërfetare unike, shembull frymëzues për njerëzimin", shkruan Meta në postimin e tij.