Sulmet politike/ Rama: Meta me trastë vjen vërdallë varreve, PD opozitë mizerabël

Ethet e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit kanë nisur prej kohësh. Tashmë palët janë në llogore dhe kanë nisur sulmet politike nga të gjitha kahet.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan për të prezantuar nismën  “Deputeti që duam” ku duke ftuar të rinjtë dhe të rejat që të bëhen pjesë e “forcës më të madhe politike në Shqipëri”

“PS e ka pasur e ka dhe jam i bindur që do e ketë dhe në të ardhmen në ADN e vet prirjen për tu vetëripërsëritur e moderinzuar” tha ai.

Më pas një pjesë të fjalimit u ndal tek sulmet politike ndaj opozitës, PD dhe LSI-së.

“Me PD e LSI nuk ka të ardhme. Është pak por e sigurtë. Shtëpia e tyre është një shtëpi ku çfarë mblidhet hidhet ose në disa xhepa ose për bixhoz ose për të konsumuar sot atë që duhet për fëmijët nesër”

U ndal dhe tek Ilir Meta, sot presidenti i republikës.

"Çfarë kërkon më shumë Ilir Meta sot. Çfarë do Ilir Meta. Çfarë duhet akoma që Shqipëria ti japë Ilir Metës.  Që kur ka lindur shteti shqiptar asnjë figurë politike nuk ka marrë nga Shqipëria sa ka marrë Ilir Meta nga pikëpamja e privilegjeve të larta.

Çfarë kërkon Ilir Meta që nuk I lë as të vdekurit rehat se të gjallët jo e jo. Çfarë kërkon ilir Meta që ka marrë trastën e vjen vërdallë varreve për ti dekoruar heronjtë duke I bërë mjeshtra arti .. e zanatesh

E bëj këtë pyetje jo për Ilir Metën por për fenomenin e tmershëm të trajtuarit të Shqipërisë si plaçkë dhe shqiptarëve si mish për top."

Pastaj sulmoi PD-në

“Kjo vlen dhe për PD. E kanë bërë opozitën mizerabël. Sot është opozitë e pandershme që nuk ka lidhje me zërin figurën qëllimin e prapamendimit.”