Elbasan, 22 persona të infektuar në 24 orë
Sërish shifër e lartë të infektuarish nga Covid-19 në Elbasan në 24 orët e fundit.
Janë 22 persona të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ku mes tyre dy mësues, njeri në një gjimnaz në Elbasan dhe tjetri në një shkollë 9-vjeçare në Njësinë Administrative Labinot-Fushë.
Kështu, numri i mësuesve aktiv në Elbasan në total ka shkuar në 22.
Ndërkohë në listën e sotme konstatohet se është negativizuar kirurgu Bujar Kllogjeri, ndërsa vijon të jetë pozitive drejtoresha e shërbimit Social, Marsida Haxhiu.
Mes te infektuarve ka edhe qytetarë të thjeshtë dhe pensionistë.
Sa i takon klasës së mbyllur një ditë me parë në gjimnazin “Dhaskal Todri” pasi një nxënës rezultoi pozitiv, ndërsa iu nënshtruan tamponit 8 të tjerë.
Ende nuk kanë ardhur përgjigjet duke mbajtur në ankth nxënës, mësues dhe prindër, ndërsa nxënësit e klasës së mbyllur janë duke vijuar me mësimin online.