COVID-19/ 297 raste të reja dhe 4 viktima, 257 të shtruar në spitale

297 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë për 24 orët e fundit.

Sipas asaj që informon ministria e shëndetësisë, gjithësej janë kryer 1375 testime, ndërsa nuk e kanë fituar betejën me virusin 4 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit Janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

VIKTIMAT

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

SITUATA NË SPITALET COVID

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

SHPËRNDARJA GJEOGRAFIKE E RASTEVE TË REJA, SIPAS BASHKIVE:

111 raste në Tiranë,

30 raste në Shkodër,

25 raste në Durrës dhe Korçë,

18 raste në Elbasan,

14 rastë në Pogradec,

12 raste në Fier,

9 raste në Vlorë,

7 raste në Krujë, Berat, Sarandë,

6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë,

4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë,

1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.

COVID-19 – Statistika (21 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 297
Të shëruar ne 24 orë 116
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1375

Testime totale 111,564
Raste pozitive 17948
Raste të shëruara 10341
Raste Aktive 7145
Humbje jete 462

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3505
Durrës 718
Shkodër 494
Fier 445
Korçë 456
Lezhë 360
Elbasan 313
Vlorë 283
Berat 218
Kukës 175
Dibër 91
Gjirokastër 87