Shpërthime në Bagdad, 15 të vrarë

Zyrtarët irakianë kanë deklaruar se nga sulmet me bomba mbrëmjen e së mërkurës, në dy lagje të Bagdadit, janë vrarë të paktën 15 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.Sulmet e së mërkurës zgjeruan valën e gjakderdhjes, që janë shtuar shumë kohët e fundit, që kur forcat amerikane u tërhoqën nga Iraku në fund të vitit 2011.Policia thotë se sulmi vdekjeprurës i së mërkurës goditi një lagje sunite në Ghazaliyah, ku një bombë e vendosur në rrugë dhe një automjet i mbushur me ekspoloziv shpërthyen pranë një tregu duke vrarë 10 persona.Një automjet bombë shpërtheu në zonën e përzier sunite-shiite të Hay Jihadit, duke vrarë pesë persona dhe ka plagosur 18 të tjerë.Një valë tjetër shpërthimesh të martën vrau të paktën 15 njerëz, ndërsa të hënën nga shpërthimet u vranë 70 persona.