Bashkë me reshjet rikthehen dhe përmbytjet

Mjaftuan disa minuta shi intensive dhe Durrësi e Vlora për të vënë në ujë Durrësin dhe Vlorën.  Mbrëmjen e së hënës dhe përgjatë të dielës, disa nga akset kryesore ishin thuajse të pakalueshme nga këmbësorët për shkak të nivelit të ujit! Ndërsa lëvizja e mjeteve ishte kaotike! Banorët fajësuan drejtuesit e bashkisë, duke paralajmëruar ndëshkim me votë!

 Situata problematike u krijuan në shëtitoren Taulantja, rrethrrotullimin e Stacionit të Trenit, Rrugën e Spitalit dhe akse të tjera.

Në disa zona, uji arriti nivelin e trotuarit, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve e për pasojë lëvizja në rrugë ishte kaotike. Në zonën e ish-kenetës uji rrethoi disa banesa, por pa depërtuar në brendësi !

Përmbytjet u rikthyen edhe në Vlorë! Pas reshjeve intensive të mbrëmjes së të hënës, problematikat ishin të dukshme në rrugët e zonave periferike

Në fushë Krujë disa hektarë tokë janë nën ujë, ndërsa disa fshatra rrezikohen nga përmbytjet si pasojë e prurjeve të shtuara në Lumin Ishëm.

Probleme si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve e dherave pati në Rrugën Elbasan Librazhd dhe akset rurale në qarqet verilindore!

Disa zona në të gjithë vendin  u përballën me mungesë të energjisë elektrike