Kush është shqiptarja më erotike? Ja si përgjigjet Tupe

I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, shkrimtari Edmond Tupja tregon se si e koncepton ai shqiptaren erotike.

Kush është një shqiptare erotike, do të doja një emër nga ju?

Edmond Tupe: "Nuk e di unë shoh shumë pak televizor, por ka plot. Ka edhe folëse, janë shumë të mira, pavarësisht moshës"

Nëse është tek Ora, mos e thoni emrin (qesh)

Edmond Tupe: "Të mos e them (qesh), atë po mendoja... Ka plot, ka plot, por duke pasur parasysh edhe moshën time, filozofinë time të një jetë që po i afrohet dalëngadalë fundit, parafundit, jam bërë diku filozof, i marr gjërat shumë shtruar, pastaj ka faktorë familjarë që bëjnë që unë nuk të shkoj "lule më lule", gjëra që ndodhin edhe në mosha të mëdha.