Përplasi kushëririn për hakmarrje, gjykata merr vendimin për Myslim Istrefin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2020, 14:16
Gjykata ka dhënë vendimin për Myslim Istrefin, i cili ditën e shtunë përplasi për vdekje një 57 vjeçar.
Ndaj tij u vendos masa “Arrest me burg”, ndërkohë që mësohet që viktima dhe autori ishin kushërinj.
Viktima u identifikua si Shaqir Estrefi. Ai 14 vite më parë kishte vrarë babain e Myslim Istrefit pas një sherri motive pronësie.
Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në Romanat të Durrësit.
