Vlorë: Kultivonin lëndë narkotike, në pranga 5 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2020, 09:58
5 persona kanë rënë në prangat e Policisë, pasi rezultoi që kultivonin lëndë narkotike.
Sipas Policisë, “janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. B., 59 vjeç, R. B., 58 vjeçe, F. R., 57 vjeçe, A. M., 55 vjeçe, banues në fshatin Llakatundë, Vlorë dhe E. Y., 39 vjeçe, banuese në fshatin Akerni, Vlorë.”
Personat në fjalë kultivonin bimë narkotike kanabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vllahinë në Vlorë, teksa policia ka arritur të sekuestrojë 5 kg lëndë narkotike.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".