Bejtja-Yuri Kim-it: Po ia latë nderit marrëveshjen e 5 qershorit, për të mira e gëzime!

Analisti Andi Bejtja komentoideklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim lidhur më respektimin e marrëveshjessë 5 qershorit.

Bejtja shkruan se nëse kjo çështje ilihet nderit, atëherë nuk do të respektohet.

Ai shton duke thënë së tani pritet qëmazhoranca e cila e theu hapur marrëveshje e 5 qershorit,të ketë besim ‘tek nderi vet’ aq sa Yuri Kim ka besim ‘tek nderi i saj’.

Bejtja: Sot Ambasadorja Juri Kim, dukefolur për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit, midis të tjerave eetiketoi atë si ‘çështje nderi’, duke nënvizuar në mënyrë eksplicite dhe që popret qe ‘palët ta nderojnë atë’. Madje u kujdes të thotë që nuk e ka firmën evet. Fjala ‘nder’ e ‘nderim’ ja ul vlerën kësaj marrëveshjeje, si në anglishtdhe në shqip. E dashur Ambasadore, po ja latë këtë marrëveshje, për ju kaq tërëndësishme, aq sa nxorët dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeu të prononcohetpublikisht, nderit për të mira e gëzime.

Kot paska dale Pompeu, kot i mblodhët palët në Ambasadë të firmosnit dhe kot e ngritët gishtin aq lart, duke thënë fillimisht se topi është në fushën e Lulit. Nejse, tashme nuk na ngelet gjë tjetër veçse mazhoranca që theu hapur këtë marrëveshje, të ketë besim ‘tek nderi vet’ aq sa keni ju besim ‘tek nderi i saj’. Edhe njëherë për të mira e gëzime.

Lexo edhe:

https://www.oranews.tv/yuri-kim-palet-politike-te-kene-propozime-reale-per-kodin-zgjedhor-te-zbatohet-5-qershori/