Gjata: 400 mijë vaksina janë porositur dhe siguruar nga ISHP-ja për grupet e riskut

Në një intervistë përOra News, rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata u shpreh se ekzistonnjë shqetësim që Covid-19 të mos mbivendoset me virozat e stinës.

Ai tha se unë janërreth 400 000 mijë vaksina të porositura dhe të siguruara nga ISHP-ja përvaksinimin e popullatës më të riskuar.

Arben Gjata: Ne kemi shqetësime ashtu si specialistët nëtë gjithë botën, se situatat Covid do të mbivendosen me virozat e stinës. Ështëmenduar me kohë që deri në qershorin e vitit 2021 të vaksinohen ato që quhen popullatatë riskut. Mesa di unë janë rreth 400 000 mijë vaksina të porositura dhe tësiguruara nga ISHP-ja. Të gjitha grupet e riskut janë parashikuar tëvaksinohen. Unë do të thoja që është mirë që të vaksinohet e gjithë popullsia përvirozat e stinës, proces që fillon në tetor ose nëntor. Një gjë e tillë do tëshmangë mbivendosjen mes dy covidit dhe virozave të stinës.

Sipas Gjatës,virusit nuk i ka rënë infektueshmëria dhe kjo duket nga numri ditor i vdekjeve.Ai shtoi se prova e vërtetë për sistemin shëndetësor do të jetë periudha edimrit në raport me pandeminë.

Nga ana tjetër, virusi nuk është më pak infektues. Të mosharrojmë se kemi një numër të lartë viktimash përditë. Rritja e numrit të tëprekurve ishte e pritshme me hapjen e aktivitetit ekonomik dhe social. Besoj seduhet të ishim më të përgjegjshëm, se u krijua një përshtypje të popullatë se ekishim kaluar virusin dhe se nuk ekzistonte. Në periudhën e parë të hapjes patishumë neglizhenca në mbajtjen e masave anti-Covid. Rritja e numrit bëri që tërritej përgjegjshmëria. Periudha e verës, bëri që të ketë një përhapje mes tërinjve, por kjo shoqërohet edhe me prekjen e familjarëve të tyre.

Në venin tonë kemi një situatë të qëndrueshme, pasi kemipasur një ulje pas mbylljes së sezonit veror. Kjo situatë do të vazhdojë edhe për2-3 javë. Ndërsa do të shohim se si do të vazhdojë situatë në muajt e dimrit qëjanë muaj prove për shëndetësinë.