Kodi Zgjedhor/ Soreca në një linjë me Yuri Kim: Të respektohet Marrëveshja e 5 Qershorit
Pas dorëzimit të draftit me propozime nga PD -LSI, ku kërkohen lista të hapura 100% dhe pas debateve të sotme në Kuvend, vjen edhe reagimi i ambasadorit të prezencës së Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.
Përmes një postimi në Twitter, diplomati europian rikërkon respektimin e marrëveshje së 5 qershorit, raporton OraNews.
Reagimi i Luigi Soreca-s:
"Ne përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor shqiptar, të cilat tejkalojnë qëllimin e marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohet si duhet në kuadrin e Këshillit Politik në mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament"

Deklarata e prezencës së BE në Tiranë është në një linjë me qëndrimin e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
"Jam shumë e kënaqur për faktin se opozita jashtëparlamentare ka marrë përgjgjësinë e saj për të qenë eangazhuar për të vazhduar për të përfaqësuar. Siç mund ta dini, disa ditë më parë, është tejet e rëndësishme që opzita të mbetet e angazhuar, dhe të gjitha partitë të sjellin propozime reale. Kam kuptuar se sot opozita ja bërë një propozim, dhe jam e kënaqur që kam dëgjuar që PS ka thënë që do ta marrë këtë propozim, dhe do të ketë një debat real për ta përfshirë. Ky standard i transparencës dhe i përfshirjes, është saktësisht ajo që duhet të presim nga një vend anëtar i NATO-s, dhe një vend i cili kryeson OSBE. Janë standarde të larta që ju i meritoni ato", do të shprehej nga Himara ambasadorja e SHBA. /A.R, OraNews