Plagjiaturat e Ministrave të Arsimit, shoqëria civile protestë në Tiranë e Prishtinë

Ministrat e Arsimit në Shqipëri dhe Kosovë, Evis Kushi dhe Ramë Likaj akuzohen për plagjiaturë në punimet e tyre Doktorale.

Për këtë arsye disa të rinj nga Qëndresa Qytetare dheOrganizata për Rritje të Cilësisë në Arsim protestuan njëkoëhësisht këtë të hënëpërballë ambasadës së Kosovës në Tiranë dhe Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë,duke e cilësuar një papërgjegjshmëri emërimin e tyre në krye të arsimit.

"Të pasurit në krye tëarsimit plagjiatorë si Likaj e Kushi përbënë papërgjegjshmërinë më të madhe tëqeverive të Shqipërisë dhe Kosovës pasur parasysh situatën e arsimit në Kosovëe Shqipëri. Testi PISA tregon se nxënësit nga Kosova dhe Shqipëria janë nënmesataren e arritjes në nivel global. Përveç në shkenca ekzakte dhe nëmatematikë, edhe në të lexuar, nxënësit shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisëjanë nën mesatare".

Ata kërkuan që Ministria e Arsimit të vërë në punë programin që dispononpër plagjiaturën.

Organizatorët e protestës zbuluan në fund edhe himnin e ri kombëtgar që idedikohet arsimit dhe integritetit të tij me titull kundëer plagjiaturës së përbashkuar.