Nisja e vitit të ri akademik nën pandemi, ministrja Kushi takon rektorët e universiteteve

Ministrja e re e Arsimit, EvisKushi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me rektorët e universiteteve publikenë vend.

Takimi u zhvillua pranë ambienteve tëministrisë, ku ministrja Kushi u shpreh se takimi ishte i frytshëm.

Kushi nënvizoi se kanë diskutuar mbifillimin e vitit të ri akademik dhe masat e ndërmarra për mbarëvajtjen eprocesit në kushtet e pandemisë së COVID-19.

“Gjatëbashkëbisedimit me ta dhe duke i uruar gjithsecilit për detyrën e marrë,theksova njëkohësisht nevojën e një bashkëpunimi të thelluar institucional nëfunksion të adresimit të çdo problematike që rrit cilësinë e shërbimeve ndajstudentëve tanë. Për këtë, iu shpreha qartë se dera ime do të jetë gjithmonë ehapur dhe unë do të jem përherë e predispozuar për t’i dëgjuar dhe adresuar mesukses sfidat tona të përbashkëta”, - tha Kushi.

Në lidhje me “Paktin përUniversitetin”, Ministrja Kushi cilëson se ky pakt është në vëmendje të veçantëtë qeverisë shqiptare dhe kërkon gjithashtu nga secili universitet që të bëjëmaksimumin e vet për të çuar më përpara detyrimet që rrjedhin në kuadër të tij.