Përmbytet "Xhamlliku", banorët: Po na bien muret, do bojkotojmë zgjedhjet nëse nuk zgjidhet problemi

10 familje në rrugën "Ali Baushi" i bëjnë thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj që të shohë lagjen e tyre e cila përmbytet sa herë ka reshje shiu. Banorët thonë se janë ankuar në Bashki por thirrja e tyre ka shkuar në vesh të shurdhët.

Kështupërmbytet rruga "Ali Baushi" sa herë që ka reshje shiu. Banoret tëgjithë kanë vendosur mburoja për të mos lejuar që tu hyjë shiu brenda.

"Sa herë bie shi, do të lëmë të gjitha se për tre minuta uji futet, e ka kaluar pragun. Të gjitha shtëpitë janë me pragje."

"I kam hedhur një palë kolltuqe,hyjnë brenda ujërat e zeza."

Thonëse kur ka pasur shira te rëmbyeshëm shtëpitë e tyre janë përmbytur, ndërsa Bashkianuk ka marrë asnjë masë.

"Kushedi sa herë kam hedhurplaçkat, tani ku ti gjejë nëna të blejë të tjerat?"

Problemine kanë ngritur si shqetësim madje dhe me kërkesë zyrtare, por ankesat kanëshkuar në vesh të shurdhët.

"Kemi fëmijë, pleq, jemi të sëmurë,asnjë herë nuk vjen shteti këtu, bashkia, vetëm për vota."

10familje të kësaj lagje kanë vendosur që të bojkotojnë zgjedhjet nëse problemi ityre s'do të marrë zgjidhje.

"Nuk do të shkojmë në zgjedhjefare nëse nuk na zgjidhin problemin e rrugës se po na bien muret."

Edhedhe pse ka pasur premtime për zgjidhjen e kësaj situate, duket se ato kanë qenëpremtime fushate ku pas marrjes së votave pushteti vendor nuk kujtohet më.