Dhjetë muaj në çadër, Fran e Bardhe Krosi: Jemi në gradë të fundit, shteti të na bëjë shtëpinë

Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin meKrujën, janë një çift të moshuarish që në tërmetin e 26 nëntorit kanë humburbanesën e tyre.

Prej asaj dite, ata jetojnë në mjerim të plotë në një çadër që nukpërmbush asnjë kusht normal jetese, pasi burrë e grua janë të moshuar dhe tësëmurë.

Rasti u soll në vëmendje të opinionit publik nga kreu i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi, i cili e takoi këtë familje.

Edhe pse ka kaluar 10 muaj nga tërmeti, askush nuk i ka ndihmuar dhe nuk kanë marrë asgjë nga shteti. Me lot në sy, Frani thotë se e vetmja gjë që kërkon është një shtëpi me dy dhoma sa për të futur kokën, pasi i ftohti dhe shiu që ka nisur iu rrezikon jetën në çadër.

FranKrosi: Unë jam Fran Nikoll Krosiprej Bushneshti e prej Kruje, rrethit të Krujës.

BelindKëlliçi: Ka ardhur kush nga shteti?

FranKrosi: Jo për Zotiin, rob i gjallështeti, jo!

BelindKëlliçi: A s’ka ardh kush me ju pyt?

FranKrosi: Jo, jo për Zotin! Për Zotinjo!

BelindKëlliçi: Po nga bashkia?

FranKrosi: Asnjë rob i gjallë! Asnjë!

BelindKëlliçi: Po a ju kanë ndihmuar deritani, ju kanë dhënë ndonjë ndihmë?

FranKrosi: Asnjë, asnjë ndihmë, asnjësend nuk na kanë dhënë neve të dyve pleq.

BelindKëlliçi: Po ky shiu i madh që ra, siju gjeti? Në çadër?

FranKrosi: Në çadër, po në çadër, nëçadër besoj!

BelindKëlliçi: Po s’ka ardh kush me ju pyt?Se dimri përpara, erdhi dimri…

FranKrosi: Jo për Zotin! As para, asmbrapa nuk ka ardhur rob i gjallë me na pyt, as me vrejt, asnjë send.

BelindKëlliçi: Po ju 80 vjeç keni 10 muajqë rrini në çadër?!

Fran Krosi: Për Zotin po. PërZotin!

BelindKëlliçi: Po çfarë prisni të ndodhitani?

FranKrosi: Unë nuk e di se çfarëpresim! Ne presim me shku tek gropa. Veç me shku tek gropa, atë presim! Unë përvete po një herë, se jam i sëmurë, me diabet, me tension, me zemër. Unë përvete jam me ilaçe. Edhe kjo e vjetër. Ne presim me shku tek gropa!

BelindKëlliçi: Me çfarë të ardhurashjetoni?

FranKrosi: Të ardhura veç pensionin.Pensionin kjo, pensionin unë, asnjë të ardhur tjetër, asnjë të ardhur! Veçpensioni i kësaj, pensioni im, me ta kalojmë. Jena shumë keq, shumë, shumë keq,deri aty në grad të fundit. Veç të më bëjnë shtëpinë, nuk i du gjë tjetërshtetit. Unë, të më bëjnë shtëpinë siç e kam pasur, mor të paktën dy dhoma tërrimë. Mos të rrimë në çadër. Mos të rrimë në çadër!