Skrapar: Sekuestrohen 176 kg kanabis, 6 në pranga, mes tyre punonjësja e policisë bashkiake
176.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa janësekuestruar në Skrapar, ku Policia e Shtetit goditi një grup që merrej mekultivim e shitje të lëndëve narkotike.
6 persona përfunduan në pranga në kuadër tëoperacionit Kanioni”.
Mes tyre kryeplaku i fshatit Çorrogjafë nëBerat Fatos Lamaj dhe një punonjëse e Policisë Bashkiake Durrës Anxhela Beshiribashkë me vëllanë e saj Fatjon Beshiri.
Në pranga u vunë edhe Alban Bendo dhe SefedinDokaj.
Ndërsa një 14 vjeçar është vënë nën hetim nëgjendje të lirë pasi akuzohet për trafikimi të lëndëve narkotike.
Policia thotë se lënda narkotike është gjeturnë banesën e Arben Leklit dhe ambiente të tjera
Në kërkim është shpallur administratori iNjësisë Administrative Tërpan, i ciliakuzohet se nuk ka kontrolluar territorin dhe nuk ka dhënë informacion përkultivimin e bimëve narkotike.
Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrolletkundër kultivimit të bimëve narkotike, që prej disa vitesh tashmë synohet tëbëhet në zonat e thella malore.
(Foto ilustruese)