OFL u troket në derë 2 kurbinasve, një lezhnjani dhe një matjani

Dy banorë të Kurbinit, një i Lezhës dhe një i Matit duhet të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit.

OFL u ka trokitur në derë:

Bajram Hidri, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale ''Kultivimi i narkotikëve'', “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Hil Ndreca, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Albert Malçi banues në Mat, i dënuar për veprën penale "Vrasja me paramendim", e kryer në bashkëpunim;

Altin Nogaj, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’upërgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas,përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.