Konispol, këtë vit pa mandarina

Fermerët e Mursisë në Konispol ankohen se stuhitë që përfshinë vendin kanë shkaktuar dëmë të mëdha në parcelat me agrume. Disa prej tyre ankohen se kanë humbur pjesën më të madhe të prodhimit.

"Pjesa më e madhe e bujqve janë dëmtuar si asnjëherëtjetër"

"Dëmi në pemët e mia është 100%", shprehen fermerët.

Disa ditë pas breshërit të pazakontë që përfshiu zonën, dëmet janë bërë më të dukshme. Frutet e dëmtuara vazhdojnë të bien në tokë, ndërsa gjethet e pemëve po thahen.

"Se kokrra është për momentin e këtij viti dhe pema ështëedhe për vitet që do të vijnë", shprehet fermeri.

Fermerët në rastinmë të mirë do të nxjerrin në treg vetëm një sasi të vogël mandarinash.

"Verifikuan, panë, regjistruan dhe çfarë do të bëhetmë tutje nuk e di"

"Njerëzit këtu nuk besojnë se do të ketë ndonjë dëmshpërblimdhe të gjithë janë pesimistë për këtë pjesë",tregojnë fermerët.

Ata apelojnë përndihmë pasi do të duhet të kryejnë spërkatjet e nevojshme për rikuperimin epemëve.

Mursia dhe Xarrajanë dy nga zonat e njohura për kultivimin e agrumeve në Konispol.