Shtyllat ka, por ndriçim jo, banorët e Hotit të Ri protestë për rrugën Postribë-Shkodër

Banorëte Hotit të Ri në Shkodër protestuan për mungesën e ndriçimit në rrugënShkodër-Postribë. Sipas tyre ndriçimi aty funksionoi vetëm disa muaj, ndërsamungesa e tij është bërë shkak për shumë aksidente.

Zgjodhën të protestojnë me bllokim të rrugës.Kërkesa e tyre është vetëm një, të vihet në punë ndriçimi publik dhe bumet përshpejtësinë.

Banorët e fshatit Hot i ri në njësinëadministrative rrethina thonë se në rrugën që lidh Shkodrën me Postribën janëshënuar mbi 10 viktima.

Shpejtësia me të cilën lëvizet dhe mungesa endriçimit janë dy shkaqet kryesore.

"Shtyllat janë vënë, rruga është rregulluar, jemi të kënaqur, por duamndriçim, ose të vihet radar për shpejtësinë."

"Bashkianuk e merr në dorëzim rrugën se nuk ka ndriçim, ndërsa firma e ka mbyllurfondin. Rruga ka 7 vite që është bërë. 1 muaj ka ndenjur ndriçimi dhe pasi janëfikur dritat, kanë ndodhur shumë aksidente."

Rruga u inaugurua 4 vite më parë dhe investimi iautoritetit rrugor kapi vlerën e mbi 356 milion lekëve.

Megjithëse ndriçimi u vendos LED dhe funksionoipak muaj, me pas u stakua për të mos i rindezur më.

Rruga ende nuk është marrë në dorëzim nga bashkia Shkodër për shkak të procedurave dhe konfliktit me ARRSH.

https://youtu.be/Mr4KS-C7_hc