OFL në Berat, u kërkon deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve për drogë, vjedhje e rrëmbim

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesatme shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 persona në Zvicër dheBerat të dënuar për trafik droge, vjedhje e rrëmbim personi.

Deklarimi i pasurisë u kërkohet shtetasve:

-Tauland Starova, banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale“Trafikimi i narkotikëve”;

-Marinelo Sula, banues në Urën Vajgurore, Berat, i dënuar për veprënpenale “Vjedhja me dhunë”;

-Kliton Hoxha, banues në Berat, i dënuar për veprën penale ’’Vjedhja medhunë”;

-Nderim Deliu,banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi osembajtja peng e personit”;

-Gramos Toto, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale“Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special,duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-sëdhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime tëmëtejshme.