Shahini i dorëzon detyrën Evis Kushit
Ish-ministrja Besa Shahini i ka dorëzuar detyrënministres së re të Arsimit, Evis Kushi.
Takimin e parë të punës, në prani edhe tëShahinit, Kushi e ka zhvilluar me përfaqësues të parlamentit të nxënësve.
Kushi: Për mua personalisht, s’ka kënaqësimë të madhe se takimin e parë të punës ta filloja me përfaqësues të“Parlamentit të Nxënësve”, të cilëve iu garantova se do të kemi po të njëjtinbashkëpunim të ngushtë për të adresuar sfidat tona të përbashkëta në lidhje me përvojënshkollore.
Gjatë marrjes së detyrës nga Besa Shahini, u njoha më në detaje me punët e mira të realizuara që nga themelimi i këtij parlamenti, e njëkohësisht, gjeta rastin t’i siguroj përfaqësuesit se do ta kem gjithmonë derën e hapur për t’i dëgjuar e konsultuar në çdo rast për procese të rëndësishme që kanë në fokus rritjen e cilësisë së arsimit.