FOTO/ “Ndërruan tubacionet, harruan rrugën”! Banorët e Freskut apel Bashkisë Tiranë

Rrugë e dëmtuar, pluhur dhe baltë sa herë ka reshje shiu. Kjo është panorama e rrugës “Shefqet Kuka”, ose siç njihet ndryshe “Rruga e Teleferikut”.

Prej disa ditështashmë, UKT ka mbyllur punimet sa i përket asaj që ajo e quan “‘përmirësimin e furnizimit me ujë të rrjetit nëçdo cep të kryeqytetit”.

Por pavarësisht këtijinvestimi, zona në fjalë vijon të vuajë atë çfarë lanë pas punimet e Bashkisë.

Banorë të zonës në fjalë kanë denoncuar për Ora News online situatën me të cilën po përballen dhe që sipas tyre i pengon në përditshmërinë e tyre.

Ata i bëjnë thirrje Bashkisë së Tiranës që të ndërhyjë e ta kthejë rrugën në gjendjen e mëparshme pasi sipas tyre, jo vetëm që është kthyer në problematikë për ta, por prish edhe imazhin e kryeqytetin pasi rruga në fjalë përshkruhet çdo ditë edhe nga turistë të huaj që zgjedhin të shohin malin e Dajtit përmes Teleferikut.

Mos ndoshta kryebashkiaku Erion Veliaj po pret 30 ditëshin zyrtar të fushatës zgjedhore për ta kthyer rrugën të paktën ashtu siç ishte më parë?... /A.R, OraNews

Fotot e dërguara në redaksinë online të Ora News: