Shikoni armatimin që u gjet në banesën e Lefter Zhidru, 71-vjeçari që tmerroi Elbasanin për 5 orë

Policia vazhdon të zbardhë detaje nga banesa e71-vjeçarit Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA pasditen esotme.

Aty janë gjendur armatime luftarake, ndërkohëmund të shihet që në mur ka shenja plumbash nga shkëmbimi i zjarrit.

71-vjeçari ka pasur edhe lëndë shpërthyese, sidhe 6 kallëpe me tritol, ku njërën prej tyre e kishte vendosur te dera ebanesës nëse punonjësit e policisë do tentonin të futeshin.

Kjo lëndë plasëse është shpërthyer kur forcatRENEA mori konfirmimin për të ndërhyrë.

Ndërsa, pas përfundimit të procedurave ngapolicia, nxirret nga banesa trupi i pajetë i 71-vjeçarit, Lefter Zhidru. 

Ne banesën e 71 vjeçarit sipas banorëve tëpallatit ka një sasi te konsiderueshme municionesh pasi prej disa vitesh aipunonte ne uzinën e Mjeksit dhe shpesh here bere edhe çmontime armësh neshtëpi.

Vetëm pas 5 orësh rezistencë, forcat RENEA kanë mundur që tëneutralizojnë 71-vjeçarin e armatosur me kallashnikov.

Në momentin e ndërhyrjes RENEA përdori gazlotsjellës, ndërkohë që Zhirdo u përgjigj me breshëri.

Në këtë moment rezistence 71-vjeçari ështëekzekutuar me armë.