FOTO/ Aksident në Dibër, BMW X5 përplaset me murin e një shtëpie dhe kthehet me rrotat përpjetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2020, 22:01
Një automjet tipBMW X5 është përfshirë në një aksident në Unazën e Re Dibër.
Burime për OraNews nga vendngjarja shprehen se, mjeti me targë AA 215 TT, i drejtuar ngashtetasi Mevlan Faruku, për shkak të shpejtësisë së madhe është përplasur memurin rrethues të një prej banesave aty pranë.
Fatmirësisht nga aksidenti, përveç dëmeve materiale, nuk ka asnjë të lënduar.
Policia mbërriti në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. /A.R, OraNews
Foto nga vendngjarja:
