Sërish lëkundje tërmeti në vend, "shkundet" Elbasani dhe Peqini

Pas tërmetit të natës së kaluar, ndihen lëkundje me magnitudë 4.2 i shkallës Rihter Në Elbasan.

Tërmeti ka qenë sërish në qarkun e Elbasanit, 5 km në veri-perëndim të qytetit të Belshit.

"Më datë 24.09.2020, ora 21:21:40 UTC, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje sizmike me magnitudë ML=4.2 ballë, me koordinata 41°04' N dhe 19º 89' E, me thellësi 17 km dhe me epiqendër 5 km në veri-perëndim të qytetit Belsh." - njofton IGJEUM.

Thellësia e tij ka qenë po aq sa lëkundjet e djeshme, rreth 17 km.

Ndërkohë toka është dridhur edhe në Peqin me magnitudë 3.5.

Ndërkohë, lëkundjes e para pak minutave janë ndier edhe në kryeqytet.