Negociatat, Mazi kërkon ndihmën e Italisë

Shqipëria kërkoi ndihmën e Italisë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare për negociatat të zhvillohet brenda presidencës gjermane.

Kryenegociatori i Shqipërisë Zef Mazi, zhvilloi një videokonferencë me zëvendës sekretarin e jashtëm të Italisë, Ivan Skalfaroto.

''Po përpiqemi të arrijmë standardet e kërkuara në sistemin tonë politik, në ekonomi, në drejtësi, në luftën kundër korrupsionit, drogës dhe krimit të organizuar. Është një proces i gjatë dhe shpresojmë që BE ta kuptojë këtë. Është mjaft e rëndësishme që institucionet europiane të mos lejojnë më një boshllëk te popujt e Ballkanit Perëndimor'', tha Mazi.

Skalfarototha se Italia është një mbështeteëse e patundur e procesit të zgjerimit të BE nëBalkkanin Perëndimor, e në veçanti me Shqipërinë.