Kriza ekonomike nga koronavirusi rrit borxhin e jashtëm bruto

Kriza ekonomike ngapandemia e koronavirusit ka ndikuar dhe në rritjen e borxhit të jashtëm bruto icili gjatë tremujorit të dytë është zgjeruar me rreth 710.4 mln euro dukearritur nivelin historik prej 8.9 miliardë eurosh.

Banka e Shqipërisëkonstaton se rritja e këtij treguesi u ndikua nga zgjerimi i borxhit të jashtëmpublik në terma afatgjatë.

Në muajin qershor uemetua eurobondi me vlerë prej 650 mln eurove dhe në të njëjtën kohë paketaekonomike e qeverisë në ndihmë të bizneseve për përballimin e krizës ngapandemia me një hua afatgjatë prej 139.3 mln SDR në prill.

Sipas të dhënave tëraportuara nga Banka e Shqipërisë qeveria e përgjithshme ka shënuar zgjerimin mëtë madh të detyrimeve gjatë tremujorit të dytë.

Ajo zotëron rreth 50 përqindtë totalit të këtij borxhi ose ndryshe 4.45 miliardë euro nga 3.7 miliardë qëishte në tremujorin më parë.

Krahasuar me fundvitine 2019, borxhi i jashtëm bruto me qeverinë u zgjerua me rreth 699 mln euro ngatë cilat 121 mln i takon rritjes së huave afatgjata, ndërsa 578 rritjes sëdetyrimeve në formën e obligacioneve.

Që nga tremujori i parëi vitit 2019 e deri në tremujorin e parë të këtij viti borxhi i jashtëm brutoishte regjistruar me rënie duke iu rikthyer rritjes vetëm përgjatë muajveprill, maj dhe qershor.