Itali, mbyllet seanca ndaj Moisi Habilajt, vendimi përfundimtar më 11 nëntor 2020
Mbyllet përsot seanca gjyqësore e procesit ROSA DEI VENTI në Gjykatën e Apelit në Katania.
Para trupit gjykues fjalën e kanë mbajtur avokati mbrojtës i Moisi Habilaj dhe avokati mbrojtës i italianit Vincenzo Spampinato i dënuar në shkallë të parë me 10 vite e 2 muaj burg.
Gjatë seancësnuk i është kërkuar fjala Moisi Habilaj. Burimet rikonfirmojnë seancën eardhshme më datë 8 tetor 2020.
Mosi Habilajështë konsideruar si kapo i një grupi trafikantësh droge mes Shqipërisë eItalisë , me një aferë biznesi mbi 20 milionë euro.
Seanca e ditës së sotme ishte e dyta që u zhvillua pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit të Katanias, e cila e ktheu pas gjykimin e Gjykatës së shkallës së parë ku u dënua Moisi Habilaj me 15 vite, 5 muaj e 10 ditë burg.
Gjykata e Apelit të Katanias vendosi të pranojë motivet e apelimit nga ana e avokatëve mbrojtës të Moisi Habilaj e të disa prej të akuzuarve të tjerë në këtë proces.
Më 29 maj të2019 Gjykata e Apelit të Katanias vendosi ndryshimin e masës së arrestit , përMoisi Habialj nga arrest me burg në arrest shtëpiak pranë një banese të të afërmvetë tij në komunës San Michele di Ganxaria në provincën e Katanias.
Më 17 korrik2020 u zhvillua seanca e parë e Apelit ku të akuzuarit u njohën me akuzat eProkurorisë Italiane.
RTV Ora ka zbardhur 7 prej pretendimeve të palës mbrojtëse në procesin e Gjykatës së shkallës së parë ku kërkohej; heqja e akuzës për pjesëmarrje në organizim për trafik ndërkombëtar lënde narkotike, heqja e akuzës për pjesëmarrje në organizim kriminal të armatosur, heqja e akuzës si kreu i këtij organizmin kriminal, heqja e akuzës për organizim kriminal mbi 10 persona, masa lehtësuese të sqaruar nga pozicioni i tij, njohja e rrethanave lehtësuese me dhënien e dënimit minimal.
Burimet përRTV Ora konfirmojnë se seanca e tretë e këtij procesi gjyqësor do të mbahet mëdatë 8 tetor 2020 e sipas kalendarit të paracaktuar më datë 11 nëntor 2020Gjykata e Apelit e Katanias pritet të jap vendimin përfundimtar të gjykimitndaj Moisi Habilaj.