"Zonat e lira ekonomike", Crawford: Si po i tërheq Maqedonia investitorët amerikanë

Në një lidhjedirekte për emisionin "Ekopolitikë" në RTV Ora, ish presidenti iDhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford, teksa komentoi raportin e fundit tëDepartamentit të Shtetit lidhur me klimën e biznesit në vend, tregoi se siështë situata e investimeve të huaja në vendet fqinje.

Si investitor qënjeh rajonin e Ballkanit që në fillim të viteve '90, Crawford dha shembullin eMaqedonisë së Veriut.

Mark Crawford: "Atje investitorët e huaj janë më të mbrojtur nga Banka Qëndore qoftë në Maqedoni, qoftë në Mal të Zi.

Maqedonia ka një zonë të lirë ekonomike që funksionion shumë mirë. Në Shqipëri ende nuk kemi këtë gjë.

Ndodhet në Shkup, shumë pranë aeroportit dhe ka tërhequr shumë investitorë amerikanë nga Karolina e Jugut. Normalisht ata nga Karolina e Jugut nuk shkojnë as në Karolinën e Veriut. Është një kohë shumë e mirë për Maqedoninë e Veriut që të tërheqë investitorë nga Karolina e Jugut në Shkup".