"Kazinotë", ekonomisti: Rama po lehtëson pastrimin e parave nga krimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2020, 22:12
Rihapja ekazinove në vend ishte një tjetër temë që po diskutohet në emisionin"Ekopolitikë" në RTV Ora.
Sipas ekonomistitKlodian Muça, turizmi në vend është i fokusuar në bregdet dhe se nuk ka turistqë vjen në Tiranë për të luajtur kazino.
Muça shtoi se,kryeministri Edi Rama, me këtë vendim, po ua bën më të lehtë pastrimin e paravekrimit.
Klodian Muça: "Turizmi është fokusuar në bregdet, jo në Tiranë. Pse duhet të vijë turisti në Tiranë, kur mund të shkojë në Mal të Zi. Pse duhet të rrijë në smogun e Tiranës.
Kryeministri e dinte që pastroheshin 700 milionë euro të krimit, ndërs sot po ua bën më të lehtë pastrimin e parave".