Kriza e aviacionit, kërkohet testim i pasagjerëve në aeroport para se të udhëtojnë jashtë
Kufizimet në fluturimepër shkak të pandemisë së koronavirusit kanë futur në krizë sektorin eaviacionit civil. Kompanitë ajrore shohin si zgjidhje testimin e shpejtë tëpasagjerëve në aeroporte, shërbim që sipas tyre do duhet ta subvencionojnë vetëqeveritë.
Kompanitë ajrore më të mëdha në botë bëjnë thirrje përofrimin e testeve të Covidit brenda aeroporteve si alternativë për karantinën edetyrueshme që besohet se po e dëmton sektorin.
Kreu i Shoqatës së Transportit Ajror Ndërkombëtar, Aleksandërde Zhuniak, tha se testet e shpejta që verifikojnë për prani të koronavirusit nëhundën dhe në gojën e pasagjerëve duhet të mundësohen brenda pak javëve për këdoqë udhëton jashtë shtetit.
"Testet molekulare deri tani janë më të saktat. Porindustria ka bërë avancime absolutisht të mëdha edhe në testet e shpejta, kusaktësia arrin 97-98 për qind. Ne nuk shohim zgjidhje tjetër më pak të vështirëdhe më shumë efikase sesa kaq."
De Zhuniak thotë se testet e shpejta për antitrupat kushtojnërreth 7 dollarë secili dhe mund të përdoren lehtësisht edhe nga persona tëpaspecializuar në fushën e shëndetësisë.
Avantazhi i tyre është se personat pozitive mësohen brendapak minutave, ndërkohë që certifikatat e përdorura aktualisht duhet të jenë eshumta 48 orë të vjetra.
Megjithatë, kreu i shoqatës së transportit ajror thotë seduhet firmosur një marrëveshje globale nga çdo vend për të pasur rezultate dheprocedura uniforme.
"Normalisht qeveritë duhet të paguajnë sepse është njërregullore mjekësore dhe detyrim për pasagjerët, për kompanitë ajrore dhe këdo.Zakonisht kur diçka është detyrim mjekësor, sipas rregullave ndërkombëtare tëshëndetësisë të nxjerra nga OBSH-ja, pagesa u takon qeverive."
Koronavirusi i ri në botë deri tani ka infektuar mbi 31milionë njerëz, dhe prej tyre, mbi 970 mijë kanë humbur jetën.
Rekordin e arritën të martën Shtetet e Bashkuara të Amerikësme më shumë se 200 mijë viktima, por presidenti i vendit, Donald Trump, tha seky total mund të ishte edhe më i madh.
"Është e tmerrshme, por sikur të mos kishim vepruar qëprej fillimit, tani do kishim dy, dy e gjysmë apo tre milionë. Por është njëlemeri. Nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Këtë na e solli Kina dhe duhet tambajmë mend."
Pas Izraelit që u bë vendi i parë i izoluar prej së dytiprej koronavirusit, edhe Britania e Madhe njoftoi të martën rregulla të rejakufizuese për qytetarët që mund të qëndrojnë në fuqi për gjashtë muajt e ardhshëm.
Ndërkohë epiqendra fillestare e pandemisë globale, Kina, tëmërkurën raportoi vetëm 10 bartës të rinj me kovidin-19 dhe të gjithë të ardhurnga jashtë, teksa kontinentet e tjera vazhdojnë përballjen me rrezikun e njëvale të dytë epidemike.